Top News - OBSH paralajmëron për shpërthim të madh të koronavirusit në Afrikë

  • 4 years ago
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Afrika mund të ketë shpërthime të rasteve me koronavirus, shumë më të mëdha sesa sugjerojnë numrat e tanishëm.


?Jam shumë i shqetësuar se do të shohim hov të sëmundjes në Afrikë?, tha shefi i emergjencave pranë OBSH-së, Michael Ryan.

Deri më tash, kontinenti ka arritur të mos bëhet vatër e koronavirusit.

Atje janë konfirmuar mbi 725,000 raste pozitive dhe rreth 15,000 viktima.

Por, numri i rasteve në Afrikën e Jugut, shtetin më të goditur të kontinentit, mund të shihet si paralajmërim për atë që mund të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës.

Në Afrikën e Jugut janë konfirmuar mbi 370,000 raste pozitive dhe 5,000 viktima.

?Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut. Duhet ta marrim shumë, shumë seriozisht atë që është duke ndodhur në Afrikë?, tha Ryan.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 14.7 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 609,000 kanë vdekur dhe mbi 8.2 milionë janë shëruar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#Africa#TopChannel

Recommended