Shilegov paralajmëron rikonstruim të rrugëve në më shumë pjesë të Shkupit

  • 5 years ago
Ditët e fundit komunikacioni në Qytetin e Shkupit është i rënduar dhe kjo për shkak të rikonstruimit të disa rrugëve në pjesë të ndryshme të qytetit. Boritë e veturave janë tregues për atë se komunikacioni i rënduar dhe temperaturat e larta po shkaktojnë nervozizëm tek qytetarët. Megjithatë edhe pse punimet që realizohen gjatë ditës nëpër qytet, e kanë rënduar qarkullimin, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se së shpejti rikonstruimi do të fillojë edhe në dhjetëra lokacione të tjera. Shilegov apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të tregojnë më shumë durim dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur. Sonte punimet do të fillojnë edhe në urën ? Goce Dellçev? dhe të njëjtat do të realizohen nga ora 17 deri në orën 22. Sa i takon regjimit të qarkullimit ditor në komunikacion, Shilegov tha se qytetarët duhet të ndjekin informacionet që publikon Qyteti i Shkupit.

Recommended