Ora News - Lefter Koka: Jam pjesë e LSI, me Kryemadhin kam marrëdhënie shumë të mira

  • 5 years ago
#oranews
Edhe pse doli kundër vendimit të LSI për të mos dorëzuar mandatin, deputeti Lefter Koka thotë se vazhdon të jetë pjesë e LSI. Në një deklaratë për mediat nga jashtë Parlamentit ai tha se marrëdhëniet me kryetarin e LSI, Monika Kryemadhi janë shumë të mira.

Lefter Koka: Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Disa mos ta dorëzojnë mandatin, disa të tjerë për ta marrë dhe disa për tu larguar.

A jeni pjesë e LSI?

Lefter Koka: Sigurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar. Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet përfaqësohet në parlamentin shqiptar.

Do e votoni kodin zgjedhor?

Lefter Koka: Ajo që është për të thënë dhe besoj që kërkon vëmendje të madhe nga anëtarët e parlamentit është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer qesharake për shkak të këtij kodi. Nëse do të vazhdojnë deputetët t'i binden kryetarëve të partisë për ti emëruar apo shkarkuar, unë mendoj se ky parlament do humbë funksionin e tij. Ndaj çdo nismë që do të bëjë përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë sa më të drejtë, do të ketë mbështetjen time dhe të deputetëve të opozitës.

A keni komunikim me drejtuesen e LSI-së?

Lefter Koka: Kanë qenë dhe janë marrëdhënie shumë të mira.

Kryemadhi letër KQZ-së

Por ndryshe nga Koka mendon LSI, pasi Komiteti Drejtues Kombëtar i kësaj partie ka vendosur të heqë nga lista të gjithë kandidatët e regjistruar për zgjedhjet e 2017, të cilët thyejnë vendimin politik duke marrë mandatin e deputetit.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, me një letër drejtuar KQZ i bën me dije këtij institucioni se çdo mandat i dhënë nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim është antikushtetues.

Sipas saj, vetëm LSI nga autoriteti që i jep Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, ka të drejtë të zgjedhë nga lista përfaqësuesit e saj në Parlament.

Pas deklaratave të Kokës, reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, duke i kujtuar se me këtë veprim ai është vetëpërjashtuar, pasi prej kohësh ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar.

8 kandidatë që vijnë nga lista e LSI-së kanë marrë mandatin e LSI-së dhe dy të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ për të nisur procedurën për marrjen e mandatit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lefter-koka-jam-pjese-e-lsi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz