Top News - Garanci për Reformën/ Kim, Soreca takim në kryeministri

  • 4 years ago
Ambasadorja e SHBA dhe ai i BE jane takuar paraditen e sotme me kreun e qeverise, Edi Rama ne Kryeministri. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa nuk eshte bere publik. Sipa burimeve, teme e diskutimit mesohet te kete qene reforma zgjedhore.
Takimi mes tyre vjen në një kohë të tensionuar politike, pasi palët politike po diskutojnë në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese, për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Pak minuta pas takimit ne kryeministri ambasada amerikane ka publikuar detaje te diskutimit ms amabsadores Kim dhe Kryeministri Rama. Zyrtarisht behet e ditur se Kim falenderoi kryeministrin për udhëheqjen e tij dhe sigurinë e dhënë për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
Sakaq Kim mirëpriti vazhdimin e diskutimeve të ndërsjellta në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë (ndryshimet kushtetuese). Në fund ambasada thekson rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente në miratimin e reformës.
Me datë 23 korrik u votua në parlament marrëveshja e 5 qershorit, ndërkohë që me 30 korrik, po në kuvend, pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese për Listat e Hapura dhe kualicionet parazgjedhore.
Nderkohe Damian Gjiknuri, teksa ka bere te ditur se paktea e dyte e nismave ligjore u depozitua sot ne kuvend ka njoftuar propozimin per mbledhjen e radhes e keshillit politik, te marten ne oren 11.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuigiSoreca#YuriKim#TopChannel

Recommended