Top News - Transportonte klandestinë/ Përplaset mjeti, 4 sirianë plagosen

  • 4 years ago
4 shtetas siriane kane mbetur te plagosur ne nje aksident automobilistik ne aksin rrugor Zvezde-Podgorie. Ngjarja ka ndodhur ne kryqezimin e fshatit Podgorie ne vendin e quajtur "Lapidari". Nje mjet brenda te cilit udhetonin 7 shtetas te ardhur nga vendet me konflikt ka qene duke udhetuar nga Bilishti ne drejtim te kryeqytetit. Mesohet se drejtuesi i mjetit nuk i eshte bindur urdhrit te policise ne hyrje te qytetit te Bilishtit per te ndaluar. Ne kushte te tilla polician ne bashkpunim me FRONTEX eshte vene ne ndjekje te tyre. Drejtuesi i mjetit per ti shpetuar policise ka zgjedhur aksin rrugor nga Zemblaku per te kaluar me pas ne aksin nacional Korce-Pogradec. Ne kryqezimin e fshatit Podgorie ishte vendosur nje tjeter postobllok policie i cili kishte bllokuar pjesen me te madhe te rruges. Ne te tilla rrethana drejtuesi i mjetit me shtetasit e huaj gjate manovres per te shmangur postobllokun e policise eshte perplasur me nje mjet tjeter duke sjelle edhe permbysjen e furgonit. Per pasoje mesohet paraprakisht se 4 shtetas siriane mbeten te plagosur te cilet jane derguar ne spital pe trajtim mjekesor. Policia ne vendin e ngjarjes ka bere ndalimin e drejtuesit te mjetit dhe ndaj tij kane nisur hetimet. ai akuzohet per mosbindje te urdhrit te punonjesit te policise dhe trafikim te qenieve njerezore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Accident#Policia#TopChannel

Recommended