Report TV - Lezhë, mjeti i policisë del nga rruga, plagosen tre efektivë

  • 6 years ago
Një makinë policie është përfshirë në një aksident rrugor, ku për pasojë janë plagosur tre efektivë. Report Tv mësoi se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilën lëvizte makina e efektivëve.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku mjeti i oficerëve të policisë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Në makinë kanë qenë tre oficerë policie, të cilët janë nisur menjëherë për në spitalin e Lezhës. Nga fotot e siguruara nga Report Tv, duket se është aksidentuar makina me targa TR 2703 E.

Recommended