Ora News - Bilisht, makina del nga rruga, plagosen tre të rinj
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Devoll.

Policia njofton se "në hyrje të qytetit të Bilishtit drejtuesi i një mjeti tip ?Benz? me targa AA107TL, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi, si edhe 2 pasagjere në mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore".

Të plagosurit janë shtetasit E.D, 22 vjeç K.M, 22 vjeç A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.

Dy të parët, ndodhen në reanimacion. ndërsa shtetasi A.A, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bilisht-makina-del-nga-rruga-plagosen-tre-te-rinj
Recommended