Durrës, udhëtonin me 100 km/ orë, makina del nga rruga. Vdesin 2 të rinj, 4 plagosen- Ora News
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë automobilistik me bilanc tragjik është shënuar orët e para të mëngjesit të së shtunës, 21 maj 2016 në unazën e plazhit në Durrës. Policia e Durrësit raporton dy viktima dhe katër të plagosur në aksidentin që ndodhi rreth 500 metra nga mbikalimi i Shkozetit.
Sipas Policisë, viktimat janë: Ardian Sallaku dhe Vito Mehmeti, përkatësisht 37 dhe 25 vjeç, ndërsa të plagosur K.K. 19 vjeç, .B.D. 29 vjeç,O.Sh. 30 vjeç, banues në Shkozet Durrës, si dhe A.B. 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjashtw të rinjtë udhëtonin me një automjet tip Peugeot në drejtim nga Plepat për Shkozet, dhe makina me të cilën ata udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe është pasi wshtw pwrplasur me trafik ndarwsen ka dalw nga rruga. Policia tha se një prej viktimave ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë vdiq në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Sic tregojnë edhe pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë sa është shkatërruar edhe trafikndarsja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksident-...
Recommended