Përbërësit: 1 tufë pazi 1 tufë lëpjetë 1 tufë nen 1 tufë spinaq 1 tufë labot 1 tufë qumështore 1 tufë nenexhik 1 tufë majdanoz 1 tufë kopër 2 qepë të njoma 4 vezë 300 ml qumësht 200 g miell misri 100 g djathë Vaj ulliri Kripë Piper
Formojmë brumin për petët me miell kripe dhe ujë ose mund ti përdorni të gatshme. Presim imët të gjitha barishtet, erëzat dhe qepët, shtojmë kripë dhe i shtypim mirë me duar që të ulin volumin. Në tas rrahim vezët me qumështin, shtojmë miellin e misrit, djathin e thërrmuar dhe barishtet e shtypura. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri. Lyejmë tavën me vaj dhe shtrojmë petët, hedhim sipër masën e qullët, mbledhim anët dhe në mes shtojmë vezë të rrahur. E pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 40 minuta derisa të marri ngjyrë të artë.