Përbërësit: 2 gota miell ¾ gotës me sheqer 1 gotë gjalpë 2 vezë 1 gotë tërshërë 1 vanilje 1 fryrës Pak kripë 1 gotë copa çokollate
Në tas rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin, vaniljen, pak kripë, fryrësin, miellin dhe tërshërën e bluar, i përziejmë mirë dhe në fund shtojmë copat e çokollatës. i japim formë rrumbullake, i shtypim pak dhe i vendosim në tavë. I pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 15 minuta derisa të marri ngjyrë të artë.