Përbërësit: 300 g miell 150 g sheqer pluhur 150 g gjalpë 1 vezë 25 g kakao 15 g kafe 8 g fryrës Vanilje
Në tas rrahim gjalpin me sheqerin, shtojmë vezët, pak kripë, kakaon, kafen, fryrësin dhe vaniljen, i përziejmë mirë. I ndajmë në pjesë dhe i japim formën ovale si kokrra e kafes, i presim pak me thikë në mes për te krijuar vijën formën. I vendosim në tavë dhe i pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 15 minuta.