Ora News - Shfrytëzoi seksualisht adoleshenten dhe i vuri tritol në banesë, lihet në burg 23-vjeçari

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ky është Alket Brata (në foto), 23 vjeçari nga Kruja i akuzuar për shfrytëzimin seksuale të një 17-vjeçareje dhe tritol vënien në banesën e saj pas denoncimit në polici.

Gjykata e Krujës vendosi ta mbajë në burg për akuzat që janë ngritur ndaj tij në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të protokolleve të sigurisë për shkak të koronavirusit.

Brata bashkë me 5 persona të tjerë akuzohen nga Policia se droguan dhe shfytëzuan seksualisht të renë nga Fushë Kruja, ndërsa dyshohen edhe për veprimtari në fushën e narkotikëve.

Për këto vepra akuzohen edhe Edison Çangu, Fatjon Leka, Leonard Stafa, Arbis Shima dhe Ameld Merlika, për të cilët gjykata ka caktuar më herët masat e sigurisë.

Pas arrestimit të bashkëpunëtorëve, 23-vjecari dyshohet se hodhi një sasi tritoli në banesën e vajzës, që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar ?Nikla?, për të cilin policia tha se ishte finalizim i një punë hetimore disa mujore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shfrytezoi-seksualisht-adoleshenten-dhe-i-vuri-tritol-ne-banese-lihet-ne-burg-23-vjecari/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended