Përbërësit: 160 g arrë kokosi 100 g sheqer 100 g gjalpë 2 vezë 4 lugë miell Vanilje
Në tas rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin, arrën e kokosit pluhur, miellin dhe vaniljen. Formojmë brumin dhe i japim formë rrumbullake, i shtypim pak dhe i vendosim në tavë. I pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 15 minuta derisa të marri ngjyrë të artë.