Wake Up/Kujdes nga "Serveti", ngacmuesi shqiptar online. Komuniteti SPI: Grupi, rezident në Shqipëri
  • 4 years ago
"Serveti" një llogari Instgrami dhe Tik-Toku po shfaqet kudo kohët e fundit. Sipas Edmond Liçajt, themelues i Komunitetit SPI (Siguria & Privatësia e Informacionit) ky është një grup shqiptarë që ngacmojnë dhe shantazhojnë individë të ndryshëm. "Serveti" shqiptar shfaqet në llogari të ndryshme si "serveti kuksjan", "serveti london", "serveti.berat" etj etj, por është gjithmonë i njëjti grup ngacmuesish online që tashmë është vënë në shënjestër nga Komuniteti "Siguria & Privatësia e Informacionit".
"Ne si komunitet prej javësh kemi konstatuar se kemi Jonathan-ët shqiptarë. Është një grup shqiptar, ngacmuesish për të cilët kemi marrë raportime. Ata quhen "Serveti" dhe kanë edhe logon e tyre. Ne po i hetojmë dhe po bëjmë një raport gati për t'ia dërguar Policisë së Shtetit, e cila duhet të reagojë aq më tepër që janë persona rezident në Shqipëri, por ka edhe persona jashtë Shqipërisë, që janë ngacmues online. Kemi identifikuar 62 adresa vetëm në Instagram dhe po i hetojmë. Këto janë një komunitet që kanë të njëjtën filozofi si ?Jonathan Galindo" apo "Balena Blu" vetëm se target-i nuk janë fëmijët por të rritur. Ky është një rast shumë delikat dhe shumë shpejt do t'ia referojmë Policisë së Shtetit."- tha Liçaj.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended