Top News - Denoncimi i familjes/ "Amantia nuk vdiq nga covid 19"
  • 4 years ago
Viktima me e re ne moshe nga koronavirusi ne vendin tone, u tha se ishte ai i vajzes 21 vjecare qe vuante nga sindromi metabolic dhe nderroi jete si pasoje e termoembolines fulminante. Por pas ketij lajmi fatkeq, motra e te ndjeres , hedh poshte faktin se motra e saj nderroi jete nga koronavirusi. Ne nje rrefim te bere tek Jeta eshte qejf, motra e Amantia Carciut thote se ajo vuante prej kohesh nga mbipesha dhe ankohej se kishte problem me frymemarrjen , mpirje te buzeve krahut dhe gishtave . ne ekzaminimet e para qe kishte kryer, këshilla e parë që ajo kishte marrë, kishte qenë pikërisht rënia e menjëhershme nga pesha. Sipas saj, ajo kishte pasur probleme me bajamet për katër ditë me radhë dhe temperatura i ishte rritur në mënyrë të ndjeshme. Më pas, më datë 7 korrik ata kishin lajmëruar ambulancën, ndërkohë që ajo ishte e vetëdijshme dhe kishte zbritur vetë nga shkallët e shtëpisë për të hypur në të. Pas analizave, familja nuk kishte marrë një përgjigje se çfarë kishte Amantia, por ajo çka dihet është se kujdesi mjekësor nuk ka munguar. Ajo ka ndenjur për pak kohë në intubim, jo më shumë se 24 orë. Motra e 21 vjecares, thote se ajo nuk ka pasur koronavorus , vetem nese ate e ka marre ne spital. Ajo thekson se familjareve nuk i eshte bere tamponi dhe se asnje prej tyre nuk ka simptoma. Amantia sipas motres, eshte nare nga jeta ne 14 korrik dhe jo ne 15 korrik ndersa familjareve sipas motres, lajmi I eshte dhene ne daten 15.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Amantia#TopChannel
Recommended