Ora News - Avokati i familjes Kacifa: Kostandini kishte dy plagë, nuk u ekzekutua nga afër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i familjes së 35-vjecarit Kostandinos Kacifa, Konstantinos Giovanopoulos ka deklaruar se atyre u është lejuar ta shikojnë trupin e viktimës vetëm 5 minuta. Ai është shprehur se viktima kishte dy plagë, por të cilat ishin të qepura dhe trupi i tij ishte larë.

"Vetëm 5 minuta u lejua mjeku grek të shihte trupin e Kostandinos Kacifas", u shpreh avokati i familjes së 35-vjeçarit që u vra nga forcat RENEA në 28 tetor.

"Çdo gjë që mund të hedhë dritë mbi rrethanat e vrasjes së 35- vjeçarit Kostandinos Kacifa përmes ekzaminimit mjeko-ligjor nga një ekspert grek, u hoqën nga autoritetet shqiptare, tha më tej avokati.

"Mjeku ligjor pa trupin e Konstandin Kacifës vetëm për pesë minuta. Gjithçka që duhej të kuptonte ishte se plagët ishin të qepura dhe trupi ishte larë", tha ai.

Avokati Konstantinos Giovanopoulos tha se trupi ka dy plagë në gjoks, dhe në zemër.

"Konstantinos Kacifas nuk duket se është qëlluar nga afër, megjithatë, plagët janë të lidhura dhe trupi është larë", u shpreh avokati i familjes Kacifas.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/avokati-i-familje-kacifa-kostandini-kishte-dy-plage-trupi-ishte-i-lar

Recommended