Ora News - Avokati i familjes Kacifa: Kostandini kishte dy plagë, nuk u ekzekutua nga afër
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trupi i të ndjerit Kostandin Kaçifas, i cili u vra më 28 tetor në Bularat gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA mbërriti mbrëmjen e djeshme (30 tetor) në Tiranë.

Rreth orës 21:10 ambulanca e nisur nga Gjirokastra mbërriti në ambientet e mjekësisë ligjore në Tiranë ku do i nënshtrohet dhe ekzaminimit të mëtejshëm të trupit të 35 vjeçarit. Kjo pritet të bëhet në prani dhe të një eksperti mjeko ligjor grek, sipas kërkesës së familjes së viktimës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi ekzaminimin në të cilën eksperti grek ka të drejtë të jetë vëzhgues por jo të marrë pjesë në kryerjen e veprimeve hetimore.

Ndërkohë avokati grek i familjes së 35-vjecarit, Konstantinos Giovanopoulos ka deklaruar se atyre u është lejuar ta shikojnë trupin e viktimës vetëm 5 minuta. Ai është shprehur se viktima kishte dy plagë dhe se është qëlluar nga një distancë e largët.

Në një intervistë të publikuar nga mediat greke kanë deklaruar se atyre u është lejuar të shikojnë trupin e pajetë para se ai të transportohet në Tiranë

"Vetëm 5 minuta u lejua mjeku grek të shihte trupin e Kostandinos Kacifas. Pamë dy plagë të tejpërtejme në zonën pranë zemrës çka do të thotë që plumbat kanë dalë nga kurrizi dhe asnjë plagë tjetër që tia vlejë të përmendet.Nuk ka asnjë plagë vdekjeprurëse nga afër ", u shpreh avokati i familjes së 35-vjeçarit që u vra nga forcat RENEA në 28 tetor.

Avokati tha se plagët ishin qepur dhe trupi ishte larë duke përjashtuar mundësinë e kërkesës për një ekspertizë të re.

"Të dyja plagët që ka në trup djaloshi si në gjoks dhe në kurriz janë qepur, ndaj nga ajo që pamë nuk besoj se ka më vend për një ekspertizë të re. Me qepjen e plagëve janë larguar elementët mbetës si baruti apo dicka tjetër që mund të gjendej. Gjithashtu trupi është larë dhe nuk kishte më kuptim më tepër aty. Nga sa pamë me sy të lirë nuk kishte plagë në këmbë. "

Avokati Konstantinos Giovanopoulos tha se trupi ka dy plagë në gjoks, dhe në zemër.

"Konstantinos Kacifas nuk duket se është qëlluar nga afër,", u shpreh avokati i familjes Kacifas.

Edhe pse motra e të ndjerit ka hedhur akuza për prishje të provave nga ana e ekspertëve shqiparë deklarata e avokatit hedh poshtë pretendimin se 35 vjeçari është plagosur fillimisht pastaj është qëlluar në distancë shumë të afërt nga ana e forcave RENEA.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/avokati-i-familje-kacifa-kostandini-kishte-dy-plage-trupi-ishte-i-lar
Recommended