Top News - Samiti i BE-së/ Krerët mblidhen për fondet e Covid-19

  • 4 years ago
Liderët e Bashkimit Evropian takohen sot për herë të parë ballë për ballë që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në mesin e marsit.


Ata pritet të diskutojnë për paketën stimuluese ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për periudhën pas koronavirusit. Çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi. Udhëheqësit e bllokut po ashtu duhet të bien dakord për buxhetin shtatëvjeçar, në vlerë prej 1.07 trilion eurosh të tjera.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi përpara samitit se ?pozicionet janë ende të ndara?. Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parashikon 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.

Takimi në Bruksel pritet të vazhdojë edhe në fundjavë, por liderëve të BE-së mund t?iu duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, thotë REL.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AngelaMerkel#BE#TopChannel

Recommended