BE e percare per fondet e rimekembjes nga pandemia | Lajme - News

  • 4 years ago
Ndasitë e thella mes vendeve europiane kanë dalë edhe një herë në pah në samitin e Brukselit, ku prej tre ditësh liderët nuk po bien dakord për grumbullimin dhe menaxhimin e 750 miliardë eurove fonde për rimëkëmbjen e ekonomive të shteteve anëtare të goditura më rëndë nga pandemia. Në mollë sherri është shndërruar Holanda, e cila rrezikon të përjashtohet nga marrëveshja përfundimtare, që pa të do të nënshkruhet nga 26 vende anëtare. Kjo mundësi sipas analistëve është konsideruar si fillimi i shkëputjes së Holandës nga unioni.

Kryeministri holandez Mark Rutte, i gjendur në krye të një qeverie minorance është përballë presionit për mocion mosbesimi të euroskeptikëve të Geert Vildersit. Kërkesa e tij është që vendet anëtare të fitojnë të drejtë vetoje për dhënien ose jo të këtyre fondeve vendeve të caktuara. Holanda është kundër granteve dhe kërkon që shuma të jepet e gjithë në formë borxhesh. Në mbështetje kanë dalë edhe Danimarka, Suedia e Austria, si vende donatore.

Indirekt, Holanda është kundër dhënies së granteve për Italinë dhe Spanjën, që janë vendet më të goditura nga kriza e pandemisë. Rutte kërkon që paratë t?u jepen në formë kredie. Qëndrimi i këtij vendi është zbuluar pas propozimit të Charles Michel-it, që vetëm 450 miliardë euro të jepen si grante, në këmbim të reformave që duhet të kryejnë vendet anëtare. E teksa kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron rrezikun e daljes pa marrëveshje, kryeministri italian Giuseppe Conte kërkoi që Holanda të përjashtohet nga marrëveshja.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended