Ulen fondet për sigurinë ushqimore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 2019 do të jetë një vit i keqfinancuar për sa i përket sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit. Në vend që fondet për këtë zë në buxhet të shtoheshin, ka ndodhur e kundërta. Duke ju referuar të dhënave, buxheti në 2019 në këtë fushë do të jetë 1.6 miliard lekë, rreth 700 milion më pak se viti aktual.Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatoritViti 2019 1.6 mld lekëViti 2018 2.3 mld lekëViti 2017 1.9 mld lekëViti 2016 1.6 mld lekëViti 2015 1.7 mld lekëViti 2014 1.9 mld lekëMe këto para, Ministria e Bujqësisë kryen analiza, blen pajisje laboratorike, si dhe plotëson nevojat e saj për të ushtruar aktivitetin në këtë fushë.Siguria ushqimore është një betejë të cilën deri më tani asnjë qeveri nuk e ka fituar. Infrastruktura aktuale e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, institucioni përgjegjës jo vetëm që nuk arrin të kontrollojë dot tregun, por mbi të gjitha vendi nuk ka një laborator të specializuar për të kryer analizat e plota.Nga ana tjetër, informaliteti në sektorin ushqimor dhe atë bujqësor mbetet ende një problem i pazgjidhur.

Recommended