Top News - Samiti i BE për fondet/ Arrihet marrëveshja për fondet
  • 4 years ago
Pas katër ditë debatesh të ashpra, krerët e vendeve të bllokut europian arritën më në fund marrëveshjen mbi paketën më të madhe buxhetore dhe financiare të ofruar ndonjëherë nga BE. Nga 1,8 bilionë euro të aprovuara, 750 miliardë janë për programin e koniunkturës dhe investimeve. Teksa samiti më I gjatë I BE-së në dy dekada hyri në ditën e tij të pestë, të sfilitur 27 udhëheqës shtetesh e qeverish I dhanë dritën jeshile lëshimit të borxhit që do të disbursohet përmes grantesh në një shkallë të pashembullt përballë kthesës së fortë ekonomike, sic nuk ishte parë që prej kohës së Depresionit të Madh. Fundin e procesit ?torturues? e njoftoi presidenti I Këshillit Europian, Charles Michel përmes një fjale të vetme të shkruar në Twitter: ?Ujdi?! Me paketën e bollshme financiare, Bashkimi Europian synon të luftojë i bashkuar rënien historike ekonomike dhe të ruajë tregun e brendshëm. Për këtë janë marrë për herë të parë në masë të madhe borxhe nga BE, paratë do të shpërndahen kurse borxhet do të shlyhen së bashku. Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi këtë si ? një ditë historike? për Europën dhe Ursula von del Leyen tha se mbi 90 orë negocjata e dhanë frytin e tyre pasi tani BE-ja nuk mund të akuzohet se ? bëri shumë pak dhe shumë vonë?. Pikën e kthesës në bisedimet e ngecura e solli propozimi I Michel për dhënien e 390 miliardë eurove grante dhe 360 miliardë të tjera hua nga fondi I ri ekonomik I rindërtimit. Ideja fillestare kishte qenë ajo e 500 miliardë eurove grante, por kundërshtia e vendeve kursimtare si Austria e Holanda, qe shumë e fortë. Kryeministri Italian Giuseppe Conte arriti madje në një moment t`I thoshte homologut holandez Mark Rutte se mund të shihej si hero në shtëpi, por do të fajësohej nga gjithë pjesa tjetër e Europës për mungesë solidariteti. Kryeministrat e Austrisë, Holandës, Suedisë, Danimarkës dhe Holandës insistonin që shteteve si Italia apo Spanja t'u jepeshin kredi dhe jo ndihma financiare që nuk ka nevojë të shlyhen dhe deri në fund, nuk dukeshin të gatshëm për kompromise të tjera, sepse këto vende janë ndër paguesit e ndihmave.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CharlesMichel#BE#TopChannel
Recommended