Top News - Policia, masa për fondet e covid/ Pas alarmit të Europol

  • 3 years ago
Në muajin prill të këtij viti, kur Italia ishte nën kthetrat e koronavirusit e ku numri i viktimave dhe të të infektuarve ishte në bilanc tragjik, Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho lëshoi deklaratën bombë, sipas së cilës ekzistonte rreziku që krimi të mund të shtjerë në dorë fondet e destinuara për sipërmarrjet italiane për të kaluar rrezikun e pandemisë.
Ka një rrezik që financimet e pasura të shtetit, nëse u jepen të gjithëve, pa diskriminim, pa kontroll, do të përfundojnë në duar të mafias, tha ai në atë kohë. Madje, ky konstatim nuk mbeti vetëm brenda kufijve territorialë të Italisë. Përkundrazi, oficeri shqiptar i kontaktit në Itali u informua në detaje dhe dorëzoi pranë autoriteteve shqiptare të gjitha dyshimet e mundshme.
Europol një ditë më parë dha alarmin, teksa deklaroi se mafia u ka vënë syrin parave të fondit të Emergjencës së Covid, ndërsa lëshoi apelin për të gjitha strukturat policore në Evropë se duhet të tregojnë vigjilencë për fondet që mbërrijnë në vendin e tyre.
Ndërkohë, Policia ka nisur të lëvizë. Së pari me një urdhëresë për të mbajtur nën vëzhgim të rreptë të gjithë ata persona që kanë qenë apo janë pjesë e organizatave kriminale, ndonëse pa vendim dënimi nga drejtësia. Së dyti është kërkuar që në zbatim të marrëveshjes mes palëve, Italia të japë informacion të plotë nëse në grupet mafioze italiane të përfshirë në këtë alarm të Europol ka apo jo shqiptarë të implikuar.
Dhe së treti, Europolit i është kërkuar që në bazë të marrëveshjes me Shqipërinë të vendosë në dispozicion të palës shqiptare të gjithë informacionin me dyshimet e saj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Europol#TopChannel

Recommended