Top News - Sherr me armë në bllok/ Konflikti ndodhi për motive banale
  • 4 years ago
Përplasja me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë ngriti në këmbë policinë, e cila pas disa kërkimesh bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
Në këtë ngjarje, mbeti i plagosur një 39 vjeçar jashtë rrezikut për jetën, si dhe është goditur me sende të forta një shtetas tjetër me identitetin Rois Babasi, 22 vjeç dhe që rezulton të jetë djali i ish-deputetit të partisë demokratike Ndricim Babasi.

Policia njoftoi se menjëherë pas ngjarjes e u bë arrestimi në flagrancë i të riut babasi, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes.
Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale ?Plagosja e lehtë me dashje?, shtetasi i dëmtuar Gazmend Bushaj, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin.
Specialistët për Hetimin e Krimit thanë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë, provat materiale i janë dorëzuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RoisBabasi#Konflikt#TopChannel
Recommended