Report Tv-Vritet me thikë 54-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para: Ngjarja për motive banale
  • 6 years ago
SHKODER-Një vrasje mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur, "Ura e Thive". Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vrarë me thikë Prendush Fushaj, 54 vjeç.

Autori dyshohet se është një shtetas me inicialet F.P. Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi viktima është konfliktuar me autorin në një sherr të çastit. Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje.
Recommended