Top News - Deputetët pa maska/ A duhen gjobitur për shkelje ligji!
  • 4 years ago
Qeveria ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Në rast abuzimi parashikohen edhe gjoba 2 mijë lekë. Por të parët që shkelin ligjin janë vetë deputetët.
Gjatë seancës plenare, shihet se disa prej tyre nuk po mbajnë maska. Dhe sigurisht nuk bëhet fjalë për rastet kur ata duhet të flasin. Disa prej tyre kishin zgjedhur t'i mbanin si aksesorë, por pa mbuluar hundën, çka i bën ato krejtësisht të paefektshme.
Kjo e ka revoltuar kryeparlamentarin Ruçi, i cili u kërkoi deputetëve në sallë në fillim të seancës që të vendosin maskën mbrojtëse.

?Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet. Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para. Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës. Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online?.
Ndërkohë deputeti Korab Lita u tregua i drejtpërdrejtë kur tha se deputetët rrinë grumbull në kafe, duke nënkuptuar se nuk duan t'ia dinë për zbatimin e masave të vendosura nga vetë ata.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GramozRuci#Maskat#TopChannel
Recommended