Tur në gjithë Shqipërinë për Teatrin por pa maska, infektohen me COVID dy vëllezërit Budina
  • 4 years ago
TIRANE-Dy vëllezërit, Edmond dhe Robert Budina janë infektuar me COVID. Edmond dhe Robert Budina janë dy nga përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin. Në javët e fundit artistët kanë qenë në disa qytete për të mbledhur firmat për peticionin për Teatrit Kombëtar. Aktivitete në prezencën e shumë njerëzve, që i kanë zhvilluar pa maska.

Pas shembjes së Teatrit, grupi i artistëve me dy vëllezërit në krye pas disa protestave në Tiranë nisën aksionin për takimet nëpër rrethe për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ashtu siç ishte, aty ky ishte.Por pas dyshimeve nisur nga simptomat, dy vëllezërit janë testuar nga ku kanë rezultuar pozitivë, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik për të mësuar se ku janë infektuar edhe pse do të jetë shumë e vështirë që të zbulohet pasi kanë lëvizur në shumë qytete nga jugu në veri për të mbledhur firmat.

Gjendja e dy vëllezërve është e mirë. Gazetarja e Report Tv Doris Sallaku mëson se ka qenë Roberti që ka pasur temperaturë dhe pas testimit që iu bë, atij dhe vëllait, sot u konfirmua se ishin të prekur. Por nuk janë vetëm mbledhjet e firmave. Robert Budina ka qenë i pranishëm edhe në protestën e organizuar nga maturantët pak ditë më parë te Ministria e Arsimit.
Recommended