Report TV - Rreziku nga qentë pa maska në rrugë, veterineri: Duhen trajtuar si familjarë
  • 6 years ago
Qentë pa maska janë kthyer në një shqetësim për qytetarët, sidomos në parqet publike. Ata ngrenë zërin për marrjen e masave, teksa shtojnë nevojën për vëmendje ndaj parqeve edhe për qentë.Në Parkun e liqenit artificial të Tiranës, por edhe në parkun Rinia, asnjë nga qentë e vëzhguar nuk kishte maskë. Për qytetarët ky është një shqetësim i vazhdueshëm

Ndërsa, të zotët e tyre u shprehën se nuk e njihnin si rregull, ndërsa thanë edhe se lind nevoja për të pasur.Për veterinerin Artan Xhafa vendosja e maskës te qentë është e detyrueshme me ligj, ndërsa shton se siguria ndaj tyre lidhet edhe me mënyrën e trajtimit të qenve. Sakaq, për qytetarët e sidomos për fëmijët, shëtitja e qenve pa maska në parqe publike mbetet shqetësuese.
Recommended