Report TV -'Të gjithë me maska'/ Me 15 qershor hapet transporti publik! Rregullat që duhen zbatuar

  • 4 years ago
TIRANË- Pas më shumë se 3 muaj i mbyllur, me 15 qershor do të hapet transporti publik, e megjithatë autobusët do të funksionojnë me rregulla të rrepta anti-COVID. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila ka prezantuar edhe 3 rregullat kryesore që duhen zbatuar nga operatorët e transportit publik.

Kështu, të gjithë qytetarët dhe personeli i shërbimit do të duhet të jenë të pajisur me maska, e ndërsa edhe pamjet ku autobusët janë të mbushur plot e përplot do i "përkasin të shkuarës". Nga 15 qershori, autobusët do të qarkullojnë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar, por është ende e paqartë se si do të veprohet kur në stacion do të ketë më shumë udhëtarë që shkon përtej këtij kapaciteti.

Recommended