Ora News - Përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, hapet transporti publik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pati një komunikim live në Facebook, ku foli për situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Në fjalën e saj, Manastirliu tha se përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do e ulë gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie.

Sipas saj, nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës.

Manastirliu bëri të ditur edhe vendimin e Komiteti Teknik i Ekspetëve, që vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik.

Deklarata e plotë e ministres Ogerta Manastirliu

''Dua të vlerësoj që në fillim punën e stafeve mjekësore, të epidemiologëve, urgjencës kombëtare dhe të gjithë strukturave të shëndetësisë, që vijojnë të jenë në gatishmëri të lartë për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID19, gjithashtu dua të ndaj me ju planin për vijimin e përballimit të situatës në strukturat shëndetësore, duke besuar se do të vazhdojmë të kemi bashkëpunimin e secilit prej jush në zbatimin e rregullave dhe protokolleve të sigurisë, për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe sistemin tonë shëndetësor!

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/hapet-transporti-publik-nese-ka-shtim-rastesh-ne-terapi-intensive-rihapet-spitali-covid-2-dhe-covid-4

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended