Rifillon transporti urban/ Sa po respektohen rregullat nëpër autobusë

  • 4 years ago
Rifillon transporti urban/ Sa po respektohen rregullat nëpër autobusë


Pas katër muajsh mungesë të gjithë qytetarët jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë Shqipërinë tani kanë mundësinë të përdorin transportin publik.

A ndiheni i sigurt me rregullat e reja?

Rregullat duhen zbatuar dorezat maskat, distancën.

Ua kërkuan që në momentin që hipet në autobus?

Jo jo i kemi marr vesh se këto s?të lënë të hipësh pa maskë të kthejnë mbrapsht.

Është e vështirë të mbash maskën në autobus?

Është pak e vështirë.

Transporti ka nisur por sigurisht me rregulla te reja. Asnjë prej qytetarëve nuk mund të futet në ambientet e brendshme të autobusit pa maskë ndërsa ajri i kondicionuar nuk lejohet. Pranë shoferit mund të vini re që ka një dezinfektant janë dhe dorezat teksa vetë shoferi por dhe fatorino janë të pajisur me maska.

A e keni të vështirë të punoni me maskë?

Pak vështirë po sepse mezi ngopemi me ajër ta mbash 8 orë maskën.

Si ka qenë dita e parë?

Dita e parë mirë nuk ka pasur fluks të madh njerëzit kanë ardhur të gjithë të pajisur me maska kanë hipur rregullisht kanë mbajtur distancën.

Ju kishte marrë malli të ktheheshit në punë?

Normalisht çdo njeri e merr malli për zanatin e vetë.

Punë të mbarë!

Sa ndihmon në rënien e trafikut në kryeqytet nisja e transportit publik, duke qenë se shumë qytetar u detyruan të përdornin makinat personale?

?Edhe autobusat duke qenë se janë mjete të mëdha dhe të ngadalshme ndikojnë në trafik por dhe qytetarët që përdorin autobusat tani do i lenë makinat e tyre personale në shtëpi kështu që çdo e mire e ka një të keqe dhe çdo e keqe e ka një te mire.? tha Gentjan Vocaj- Shef i sektorit rrugor në policinë bashkiake.

Kompanitë e transportit pretenduan që të ndryshohej protokolli i kuq nga Ministria e Shëndetësisë që të nisin punën dhe prej javësh kishin bisedime të vazhdueshme me ministrin por edhe bashkinë. Megjithatë pas ultimatumit të vendosur nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj sot ditë e hënë 6 korrik ka nisur transporti normalisht.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TransportiU...

Recommended