Top News - Dialogu Kosovë - Serbi/ Sot takimi Hoti-Vuçiç
  • 4 years ago
Pas 20 muajsh ndërprerje, në Bruksel rifillon dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi, një process të cilin Serbia e sheh si të vështirë, ndërsa Prishtina e sheh me qëllimin final arritjen e një marrëveshjeje që të sjellë njohjen reciproke. Pas dy takimeve virtuale, Samitit të Parisit dhe një video konference të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic do të gjenden përballë njëri-tjetrit në kryeqytetin belg, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së në dialog Mirosllav Lajçak. Ajo cfarë u arrit gjatë samiti virtual ishte se palët ranë dakort për axhendën e takimit të sotëm, "me elementet kryesore të dialogut Kosovë-Serbi?."Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konstruktivv?, pat deklaruar në atë rast Lacjak. Para se të niset për në Bruksel, Hoti, takoi përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që angazhohen për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës. Kjo çështje dhe tema të tjera do të jenë pjesë e diskutimeve në Bruksel. Ai e bëri të qartë edhe një herë se Kosova hyn në procesin e dialogut me synimin e qartë njohjen reciproke dhe normalizimin e plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve".Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dialogun me palën kosovare e ka cilësuar të vështirë, ndonëse nuk është deklaruar shumë pas takimit të fundit virtual. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se "arritja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi është thelbësore për qytetarët e të dyja vendeve dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht detyruese?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#AleksandarVucic#TopChannel
Recommended