Rinis dialogu Kosove-Serbi, Hoti takon Vucic | Lajme - News

  • 4 years ago
Kosova dhe Serbia kanë rinisur sot në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, bisedimet për çuarjen para të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve që mbajnë larg normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi nisi rreth orës 16:00 të pasdites dhe ai është i pari me praninë fizike të Kryeministrit Avduallah Hoti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas takimit virtual që palët zhvilluan të dielën e shkuar ku dhe ranë dakord për axhendën e dialogut që do të zhvillohet në vijim.

Fillimisht mësohet se secila palë ka zhvilluar nga një takim me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Josep Borrell dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak dhe më pas kanë zhvilluar një takim tripalësh Kosovë-BE-Serbi.

Asnjëra nga palët e pranishme në këtë takim nuk ka bërë të ditur se cilat kanë qenë temat e bisedimeve të sotme, ndërsa në një deklaratë para nisjes së takimit, përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme, Borrel theksoi se BE ka pritshmëri për një dialog konstruktiv.

?Unë jam i kënaqur që po rifillojmë dialogun e Beogradit dhe Prishtinës. Sot kam pritshmëri për një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve tona, i cili do të kontribuojë në një normalizim domethënës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj të dyja palët që të kenë një qasje për bisedimet nën një frymë kompromisi dhe pragmatizmi dhe të kenë të ardhmen e BE për popullin e tyre në mendje?.

Palët u ulën në këto bisedime me dallime të mëdha sa i përket asaj çfarë kërkohet të arrihet në fund të këtij dialogu. Hoti ka këmbëngulur se hyn në këtë dialog për njohje të plotë reciproke mes dy vendeve, çka është kundërshtuar me forcë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka deklaruar se nëse pala kosovare vjen me këto ide në takim më mirë takimi të mos zhvillohej fare.

Për rivendosjen e dialogut u angazhuan në mënyrë direkte Presidenti i Francës dhe Kancelarja Merkel, ndërsa ai vjen pas dështimit të tentativës amerikane për t?i ulur palët në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended