Ora News - Më shumë kanabis këtë vit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Më shumë se dy muaj nga nisja e kontrolleve me dron për evidentimin e kultivimit të kanabisit, policia ka arrestuar 71 persona ndërsa 12 të tjerë i ka shpallur në këkrim. Gjatë këtij viti vihet re një tendencë në rritje e bimëve të asgjësuara krahasuar me vitin e shkuar. Kultivuesit kryesisht synojnë sera me plastmasë, zona të pyllëzuara dhe tunele.

Kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj që nga nisja e kontrollit të territorit, nga toka dhe ajri për evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar kanabis, policia ka vënë në pranga 71 persona.

Krahas tyre blutë kanë shpallur në kërkim dhe 12 persona të tjerë, ndërsa kanë vënë nën hetim dhjetëra kryepleq fshatrash dhe administrator njësish administrative.

Kontrolle në ajër janë duke u kryer duke përdorur 32 dronë dhe helikopterin e policisë, por njëkohësisht burimet bëjnë me dije se dhe Guardia Di Finanza është duke kryer fluturime në disa pjesë të territorit.

Përveç fluturimeve ajrore, 123 grupe kontrolli nga toka vijojnë kërkimet për evidentimin e parcelave me kanabis.

Për këtë vit nuk ka shifra zyrtare sa bimë kanabisi janë evidentuar, edhe pse Ora News u interesua pranë policisë së shtetit.

Në njoftimet zyrtare blutë shprehen se nga kontrollet me helikopterët dhe dronë janë evidentuar tentativa për kultivim në numër të vogël të bimëve që varionin nga 5 deri në 15 fidanë dhe në zona shumë të thepisura, malore dhe të pyllëzuara.

Të vetmet të dhëna zyrtare që janë publike janë raportet e Ministrisë së Brendshme që tregojnë për një rritje të numrit të bimëve të asgjësuara krahasuar me vitin e shkuar.

Vetëm në muajin maj janë asgjësuar 17 mijë bimë kanabisi në gjithë territori, 7 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Po ashtu dhe numri i veprave penale është rritur me pothuajse dyfishin e vitit të shkuar.

Në maj të këtij viti janë regjistruar 70 vepra penale për kultivim kanabisi, nga 40 që ishin vitin e shkuar.

Sipas burimeve të policisë tendenca e kultivimit të kanabisit në zonat malore është në rritje, ndërsa efektivët kanë konstatuar lëndë narkotike në sera të ndërtuara me plastmasë, vende të hapura rishtas, fidanë në kubikë, apo dhe tentativa kultivimi në tunele të zonave të thella.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/me-shume-kanabis-kete-vit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended