Përbërësit: 2 feta kungull i verdhë 2 Patate 1 Qepë e vogël Piper i zi Kripë Arrë myshk kanellë
Kaurdisim në tenxhere me pak vaj ulliri, qepën , patatet dhe kungullin e copëtuar. Shtojmë lëng perimesh dhe rregullojmë shijen me kripë, piper , arrë myshk dhe kanellë. I ziejmë derisa të zbuten plotësisht, e bluajmë me blender dhe e shërbejmë me vaj ulliri dhe bukë të thekur.