Jemin Gjana: Qeveria e implikuar ne trafikun e klandestineve dhe prostitutave (25 korrik 20000

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike duke protestuar në ngjarjet e djeshme në Otranto, ka akuzuar kryeparlamentarin Gjinushi dhe ministrin e Jashtëm Paskal Milo, përveç të tjerash dhe për trafik prostitutash.
"Partia Demokratike ripërsërit deklarimet e saj se trafiku i klandestinëve dhe i prostitutave është tërësisht vepër që komandohet nga qeveritarët shqiptarë. Gjinushi dhe ndihmësit e tij, familjarë apo të afërm të tij janë ndër organizatorët kryesorë të trafikut të klandestinëve dhe prostitutave. Në të njëjtin rrjet bën pjesë dhe ministri i Jashtëm Paskal Milo i cili përdor pozitën e tij zyrtare për të pajisur me viza brenda atij trafiku të madh që bëhet, mes të tjerash dhe dhjetëra prostituta nga vendet e lindjes që nisen drejt vendeve të BE-së. "
Partia Demokratike ka shprehur bindjen se krerët e shtetit nuk mund t'i japin fund tragjedive të kanalit të Otrantos pasi çdo shqiptar, italian apo kurd në fund të detit është për ta një thes me para./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended