Sali Berisha: Qeveria Meta nje kusari e shfrenuar (6 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kreu demokrat Berisha pas premtimit të djeshëm se do të bisedojë me gazetarët për ndryshimet në qeverinë Meta, sot dha një konferencë për shtyp.
"Dje, qeveria Meta 1 ndërroi jetë pas një periudhe 8 mujore të një kusarie të shfrenuar."
Lideri demokrat Berisha tha më tej se Meta u mjaftua me fjalën "impuls i ri" për këto ndryshime. Sipas Berishës, Kryeministri Meta ka shtënë në dorë gjithë tenderat e vendit dhe e ka cilësuar sot si fillimin e një paranoje faktin se Kryeministri Meta emëron ministra njerëzit që kanë punuar në zyrat e tij.
"Çfarë të kujton historia e Ndre Legisit? Të gjithëve sëbashku na kujton koshin me rrush të Nastradinit. Edhe Legisin pasi e nxorën njëherë si të paaftë tani e rikthejnë si impuls të ri sepse u pastrua nga rrezet e diellit. Po synohen të ngushëllohen dhe pak nostalgjikët e partisë duke vendosur Xhelilin e ri në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Hoqi Demetin për të marrë tenderat me një nga ujqërit e ri të korrupsionit që është Ilir Zela apo Imami që u largua për të bërë stazhin e Green Card-it në SHBA."
Më tej Berisha bëri thirrje Metës të japë dorëheqjen pasi e ka kthyer institucionin e ministrisë sipas tij në mësimore kusarie./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended