Top News - Matura Shtetërore/ Dalin datat për provimet e vjeshtës
  • 4 years ago
Maturantët të cilët nuk mundën që të kalonin në provimet e mbajtura në qershor kanë dhe një shans të dytë me të ashtëquajturat provimet e vjeshtës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka firmosur urdhrin për datat e provimeve për nxënësit mbetës të maturës.
Sipas urdhrit të nënshkruar nga Shahini, bëhet me dije se sesioni i provimeve të vjeshtës do të nisë nga 24 gushti dhe do të përfundojë në 3 shtator 2020.

Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet i pari më 24 gusht, më pas vijohet më 27 gusht me provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematika është më 31 gusht dhe në 3 shtator do zhvillohet provimi i fundit ai i lëndës me zgjedhje.

Sipas urdhrit të ministres Shahini edhe për provimet e shkollave profesionale do të jenë të njëjta data me ndryshimin se më 3 shtator maturantët e tyre do të japin provimin e lëndës Teori profesionale e integruar. Edhe në provimet e vjeshtës pyetjet do të jenë të ndërtuara me alternativa dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesaShahini#MaturaShteterore#TopChannel
Recommended