Wake Up/ Raporti: Uria do të shkaktojë më shumë vdekje se pandemia

  • 4 years ago
Pandemia e koronavirusit mund të çojë në më shumë vdekje si pasojë e urisë sesa nga vetë infeksioni. Sipas një raporti të fundit të OXFAM (është një konfederatë e 20 organizatave të pavarura bamirësie ndërkombëtare, e fokusuar në zbutjen e varfërisë globale), COVID-19 ka përkeqësuar krizën e urisë në vendet më të varfra të botës. Raporti thotë se rreth 12.000 njerëz në ditë mund të vdesin nga uria për shkak të ndikimit social dhe ekonomik të virusit. Po në Shqipëri, cilat janë pasojat e pandemisë në ata që vuajnë varfërinë ekstreme?
Elda Spaho Bleta, gazetare, eksperte e pavarur, anëtare e OXFAM tha se, ky raport nuk është vetëm i kësaj organziate por edhe shumë organizatave që merren me krizën e urisë në botë. "Alarmin për këtë krizë urie është dhënë që në mars dhe prill nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Vendet me të ardhura të ulëta apo modeste, siç është Shqipëria, do të preken direkt nga një rritje e nivelit të madh të varfërisë. Kjo krizë madje ka filluar edhe për vende më të zhvilluara që e kanë kaluar në një stabilitet ekonomik. Gjithashtu edhe vendet e pasura njohën rritje të varfërisë."-tha Spaho. Ndërkohë pyetjes se, përse Shqipëria rrezikon më së shumti nga prekja e krizës së urisë ajo sqaroi: "Që në mars OKB u bëri thirrje qeverive të vendeve të ndryshme që ndërkohë që menaxhonin pandeminë të mbanin hapur kanalet e ushqimit, ato të prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit, të mbanin hapur bizneset e vogla dhe industrinë rurale. Kjo gjë nuk ndodhi në Shqipëri. Duhet ta pranojmë se, Shqipëria përjetoi një nga izolimet më të rrepta në rajon. Menjëherë brenda disa orëve u mor vendimi të mbyllej i gjithë kanali i prodhimit të ushqimit aq pak sa kemi ne në Shqipëri. Nuk u mendua të ruhej një linjë lëvizjeje i prodhimit që ndërkohë ishte prodhuar në vend. Të mos harrojmë që 40% e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në fshat. Por çfarë u bë me gjithë atë prodhim që ndodheshin ndërkaq në depot e shqiptarëve"
Por sa do të shkojë numri i njerëzve që do të preken nga kriza e urisë pas kësaj pandemie në Shqipëri? "Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë projeksionin e saj edhe për Ballkanin Perëndimor ku bën pjesë Shqipëria dhe Kosova. Sipas këtij projeksioni do të ketë një shtim prej të paktën 400 mijë personave që do të jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstremeve dhe numri më i madh do të jetë në Shqipëri dhe Kosovë. Në Shqipëri kemi një nivel prej pothuajse 24% që jetojnë në rrezikun për të qenë të varfër, kjo do të thotë se 24% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 60% të të ardhurave të nivelit kombëtar. Ndërkaq edhe mesatarja kombëtare e nivelit të jetesës së shqiptarëve është shumë e ulët, është vetëm 26 mijë lekë në muaj për frymë."- tha Spaho.
Ndërkohë papunësia masive, ndërprerja e prodhimit të ushqimit dhe ulja e ndihmave si pasojë e pandemisë mund të rrezikojë rreth 121 milionë persona në mbarë botën.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://b...

Recommended