Report TV - Alarmi i mjekëve:Konsumi i tepërt i bathës mund të shkaktojë vdekje

  • 7 years ago
Mjekët apelojnë popullatën për të mos përdorur bathën, pasi përdorimi i saj shkakton probleme shëndetësore.

Në disa zona rurale të Fierit mjeku hematolog Herblin Dollakaj jep alarmin për konsumimin e bathës, ku sipas tij këtë vit ka pasur shumë njerëz të moshave të ndryshme të shtruar në spital, të cilëve u është rrezikuar jeta nga përdorimi i këtij produkti.

Sipas mjekut specialist rastet më problematike janë ato të cilët e konsumojnë në mënyrë të përsëritur këtë ushqim, ndërkohë që më parë kanë qenë të shtruar në spital si pasojë e konsumimit të këtij produkti.

Në bazë të disa studimeve të fundit përdorimi i këtij ushqimi te shumë njerëz shkakton probleme shëndetësore deri në vdekje te pacientit.

Recommended