Report Tv - Dule: Rama duhet të rrëzohet, Karamelo dhe të tjerët s'mund ta shpëtojnë
  • 5 years ago
Kreu i PBDNJ-s, Vangjel Dule tha nga Korça se kryeministri Rama duhet të rrëzohet, në mënyrë që t?i hapet rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij futja në Kuvend e deputetit të ri, Ligoraq Karamelo, i cili doli nga listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, nuk është zgjidhje për Edi Ramën.

?Duhet të përqendrohemi tek kryefjala e kërkesës mbarëpopullore në vendin tonë, që është largimi i qeverisë së Edi Rames dhe hapjes së rrugës së zhvillimit të zgjedhjeve të lira, produkt i të cilave do të jetë një qeveri e re?', shprehet Dule.

Dule foli edhe për marrjen e mandatit nga Ligoraq Karamelo dhe deputetët e tjerë të opozitës.

?As Karamelo, as të ngjashmit e tij nga çdo drejtim që mund t?i bashkëngjiten Ramës, nuk mund të shërbejnë si kamardare shpëtimi. Janë thjesht fenomene, që në jetën politike të çdo vendi, janë kalimtare dhe nuk mund të kenë asnjë kontribut dhe asnjë domethënie.Rrjedhimisht duhet të jemi të gjithë më të vendosur se kurrë, që ti përgjigjemi kërkesës popullore; të largohet z Rama, të largohet qeveria e tij. Qytetaret duhet të kenë të drejtën që ka çdo qytetar i vendeve të lira dhe të civilizuar, të drejtën e votës. Vota të mos blihet më me thasë mielli, me shlyerje të detyrimeve të dritave, të ujësjellësit, por të shprehin vullnet politik?, u shpreh Dule.
Recommended