Wake Up/ Ikin më shumë kthehen më pak. Emigracioni në nivelin më të lartë të dekadës
  • 4 years ago
Nga Shqipëria, në vitin 2019 janë larguar rreth 44 mijë persona, si emigrantë, niveli më i lartë që nga 2014, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT. Ndërsa janë më të shumtë ata që ikin, gjithnjë e më pak po zgjedhin të kthehen. Në vend janë kthyer 20.7 mijë imigrantë, që është niveli më i ulët që nga viti 2010, kur INSTAT raporton të dhënat. Si rrjedhojë, migracioni neto (diferencave mes emigrantëve që ikin dhe imigrantëve që vijnë) është zgjeruar, duke arritur në 2019-n në rreth 23 mijë persona që janë larguar neto nga vendi, niveli më i lartë, të paktën që nga 2011-a, kur janë të disponueshme statistikat e INSTAT. Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 rezulton 2.845.955 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6%, krahasuar me 1 janar 2019. Në vitin 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë, duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -23 mijë banorë.
Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë.
Që prej vitit 2016 konstatohet një rritje e tendencës për të ikur nga vendi. Por a është ky rikthimi i një vale të dytë emigracioni në vend, ndonëse në nivele më të ulëta krahasuar me periudhën 1990-2000? Dhe për më shumë, situata e varfërisë së shtuar si pasojë e pandemisë, a pritet t?i japë hov kësaj vale?


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended