Ndriçim Xhepa: Shumë shfaqje në nivelin e mediokritetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Është gjithnjë përzgjedhës e punon gjithnjë me vepra që mund t?i realizojë së paku shumë mirë, ndaj edhe është në krye të jurisë së Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit. Ndriçim Xhepa vjen flet si kritiku i munguar e teatrit.30% e veprave janë te mira, jane produkte qe duhet te duartrokiten pasi janë pare, ndërsa 70 % janë mesatare, nivel i dobët, e jo pak mediokre, disa. E them këtë për gjendjen në përgjithësi të teatrit, të shohim si do të jetë ky festival në prurje.Pjesë e këtij festivali do të jenë edhe dy takime të tjera ku veprat që do të ngjiten në skenë, do të analizohen nga aktorë, regjisorë e kritikë që së paku sipas Ndriçim Xhepës, duhet t?i thonë gjërat në sy, për të mos reaguar më pas në lidhje me vendimet e jurisë në rrjetet sociale.I ftojmë në bisedat dhe analizat që do të bëjmë, të gjithë ata që duan të flasin pastaj nëpër Facebook për vendimet e jurisë. Le të vijnë ti shohin shfaqjet, le të thonë mendimin e tyre përballë regjisorëve, krijuesve e artistëve, jot ë luajnë një rol e të ikin pa parë të tjerët dhe pastaj të flasin në fb.Edhe pse sipas tij ky festival duhet të realizohet çdo dy vjet, ka shumë elementë që duhen përmirësuar.E megjithatë Ndricim Xhepa thotë se rikthimi i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, pas 22 vjetësh që kur e realizonte Vangjush Furxhi është një lajm i mirë.

Recommended