Ndriçim Xhepa ndezi valën e debateve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në një kohë kur artistët ankohen për mungesën e kritikës, festivali mbarëkombëtar i Teatrit risjell debatet artistike për veprat që u ngjitën në skenë gjatë kësaj jave. Nisi me takimin e moderuar nga Ndriçim Xhepa, por përfundoi nën kritikën e dramaturgut Miho Gjini.Debati kulmoi me analizën e shfaqjes ?Senatori Fox?. Sipas Gjinit, përshtatja e tekstit të Luigi Lunarit, në skenën teatrale, do të duhej të ishte menduar më mirë.Por, të tilla kritika nuk u pritën mirë nga trupa e teatrit ?Petro Marko? në Vlorë. E megjithëse, kritikat e para nuk u përtypën dot, drejtuesit, juria dhe kritikët vijuan debatin për shfaqjen tjetër. Edhe vepra e dramaturgut shqiptar Hetem Haxhihyseni u kritikua për mungesën e dialogut dhe aksionit në skenë.E duket ende se skena teatrale në Tiranë sjell shfaqje më cilësore se ato të rretheve. Si më e mira e shfaqjeve të vëna në skenë ditët e para të festivalit është ?Qiell i heshtur? nga Teatri i Metropolit.Ndryshe nga tre vjet më parë, ?qiell i heshtur? mbërriti në skenën e ArTurbina e realizuar më  mirë. Regjisorja shpjegon se skena e re e ndihmon më shumë veprën se sa skena e vogël dhe rrethore e Metropolit.

Recommended