Shtohen përdoruesit e heroinës, mes tyre edhe shumë gjimnazistë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm gjatë muajit të fundit, policia ka sekuestruar rreth 10 kg heroinë, e destinuar për tregun vendas ndërsa shpërndarësit e ? drogës së vdekjes ? kanë përfunduar në pranga. Një ish përdorues, i cili tashmë ka hequr dorë dhe trajtohet me metadon, thotë se heroinën mund ta gjesh kudo, mjafton të kesh para.Rritja e numrit të përdoruesve të heroinës konstatohet edhe nga shoqatat që ndihmojnë personat që kanë probleme me drogën.Genci Muçollari: ?Aktualisht në 9 qendrat tona kemi mbi 700 persona që trajtohen kurse vjet ose parvjet ky numër ishte 550-600. Pra trendi është në rritje, në qytetet Vlorë, Elbasan , Fier dhe sigurisht edhe në Tiranë ku nuk po përballojmë dot më kërkesat?.Gjithashtu vërehet se heroina po merret gjithnjë e më shumë nga moshat e reja.?Nuk ka shifra të sakta , por mendohet se 4-5 % e përdoruesve janë nga shkollat e mesme dhe frika jonë kjo është.. ?Rritja e numrit të përdoruesve si dhe lehtësia me të cilën gjendet heroina në Tiranë e jo vetëm, tregon nga ana tjetër edhe punën e pamjaftueshme të agjentëve antidrogë në zbulimin e trafikantëve.
Recommended