Fasonët: Ulëm prodhimin/ Pandemia ndikoi shumë keq mbi sektorin me më shumë të punësuar
  • 3 years ago
Industria fason është një nga sektorët më të prekur nga kriza e Covid-19 , si pasojë e tkurrje së kontratave nga vendet porositëse.


Të dhënat e një ankete të realizuar nga ?Pro-Export Albania?, rezulton se mbi 57% e kompanive që ushtrojnë aktivitetin në këtë sektor janë në krizë likuiditeti dhe nuk arrijnë dot të shlyejnë detyrimet tatimore dhe pagat e punonjësve. Sa i takon garancive sovrane, interesi ka qenë mjaft i ulët.

?Po përballemi me krizë likuiditeti në këtë moment.

Zbatimi i masave anti-covid na ka rritur kostot ndjeshëm?, tha Edvin Prençe.

Kriza e koronavirusit ka detyruar industrinë fason që të diversifikojë linjën e prodhimit, duke e orientuar atë drejt veshjeve një përdorimëshe apo pajisjeve të tjera mjekësore.

Por, përshtatja dhe ndryshimi i kursit të prodhimit kërkojnë investim në makineri të reja.

?Ka kërkesa të shumta nga Europa për veshje dhe pajisje mjekësore, por duhen investime në makineri pasi ka ndryshuar tërësisht puna?, tha Prençe.
Pjesa dërrmuese rreth 61.4% nga 100 kompanitë e pyetura në anketë, deklarojnë se po punojnë aktualisht me kapacitete të reduktuara. Të pyetur se cili ka qenë impakti i Covid-19 në aktivitetin e tyre, rreth 88.5% deklarojnë shumë negativ, teksa pritshëmëritë për të ardhmen janë pesimiste pasi rreth gjysma e kompanive nuk kanë kontrata të qarta me klientët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fasonet#Pandemia#TopChannel
Recommended