Top News - Vuçiç për trazirat: S’kam frikë nga protestuesit
  • 4 years ago
Aleksandar Vucic deklaroi se nuk shqetësohet se mund të humbasë pushtetin politik mes protestave masive që kanë shpërthyer në Beograd e pjesë të tjera të vendit për shkak të planeve të tij për rikthimin e karantinës.


Presidenti serb thjesht shprehu shqetësim nga përhapja e virusit mes protestuesve: ? Është papërgjegjshmëri t`i mbledhësh njerëzit të protestojnë kur përballemi me shifra të tmerrshme infektimi nga koronavirusi?, deklaroi kreu i shtetit serb.

? Askush nuk e merr pushtetin me forcë. Pushteti merret me zgjedhje?, shtoi ai. Qindra demonstrues u përleshën përsëri me policinë përpara parlamentit të Serbisë. Protestat që nisën në 7 korrik kundër masave ndaj pandemisë, tashmë janë shndërruar në lëvizje antiqeveritare. Policia përdori gazlotsjellës për të shtyrë prapa protestuesit dhe për t?i parandaluar ata të hynin në godinën e Kuvendit.

Protestat në Beograd u mbajtën pavarësisht faktit se në fuqi është masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Protesta pati dhe në Nish e në Novi Sad. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbanin pankartë me shkrimin : ? Atij që të rreh me shkop, t?i i jep një revolucion?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVucic#Protest#TopChannel
Recommended