Wake Up/ Frikë nga Covid-19, 30% e grave nuk shkuan në spital për të bërë mamografinë
  • 3 years ago
Frika nga pandemia, ka bërë që shumë pacientë të heqin dorë nga ekzaminimet, kontrollet mjekësore rutinë të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Një nga këto kontrolle prej të cilës hoqën dorë ishte mamografia. Në fazën e parë të pandemisë së koronavirusit, shumë gra në të gjithë botën hoqën dorë nga ekzaminimi i gjirit përmes mamografisë. Sipas të dhënave zyrtare që raportohen nga shtete të ndryshme numri i pacienteve ra si në ambulanca edhe në spitale me rreth 30 përqind, kjo për shkak se gjatë mamografisë, kontakti i ngushtë midis infermieres që bën ekzaminimin dhe pacientit është i pashmangshëm. Madje autoritetet shtetërore në Gjermani apo Angli vendosën që ekzaminimet për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kancerogjene të mbylleshin përkohësisht, ndërkohë që pati edhe pacientë që nga frika e infektimit shtynë seancat e kimioterapisë për kancerin. Por tani duket se gjendja ka ndryshuar. Në sallat e pritjes në spitale dhe klinika janë marrë masa për të minimizuar efektin e infektimit si dhe për respektimin e distancës fizike, dhe mjekët u rekomandojnë grave që të vazhdojnë sipas rregullit ekzaminimin e gjirit përmes mamografisë apo edhe kontrolleve të tjera. Po në Shqipëri a u përballën mjekët me një situatë të tillë?
Duke qenë se kemi hyrë në muajit tetor dhe në të gjithë botën ai njihet si muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, natyrisht që këtë mëngjes folëm me mjeken Emiljana Huti për këtë sëmundje që fatkeqësisht prek qindra gra shqiptare çdo vit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended