Divjakë/ Ishte nisur për të bërë klipin e dasmës, nusja pëson aksident! Niset me urgjencë në spital
  • 5 years ago
DIVJAKË-Sot në spitalin e Divjakës është regjistruar një ngjarje aspak e zakontë.

Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka mbërritur në spital, e tronditur pasi mjeti me të cilin ajo po udhëtonte është përfshirë në një aksident. Mësohet se nusja ishte nisur drejt vendit të njohur si pranë varkave për të bërë klipin e dasmës, por kjo ditë nuk ka shkuar siç çifti kishte parashikuar.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur viktima.
Recommended