Report TV - Xhafaj: Audio përgjimi mashtrim, nuk jap dorëheqjen, nuk kam frikë nga shantazhet

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa i shënjestruar prej më se një jave nga Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë në mënyrë të detajuar lidhur me pozitën e tij karshi të vëllait, Agron Xhafaj. Xhafaj deklaron se nuk mposhtet nga sulmet e shantazhuesve politikë, duke u shprehur se nuk do ta japë dorëheqjen. Sa i përket përgjimit, ku PD pretendon se është zëri i të vëllait, Xhafaj thotë se nga ekspertizat që janë bërë, ai rezulton fals.

Lidhur me akuzat për falsifikimin në nenin për ekstradimet në Kodin Penal, Xhafaj sqaron se vetë nuk ka dhënë asnjë kontribut në rregullimin e nenit, dhe se ai është në përputhje me konventën evropiane. Ministri i Brendshëm është ndalur edhe në dënimin e të vëllait në Itali, duke u shprehur se ai është prezumuar. Xhafaj u shpreh se në dijeninë e tij, i vëllai nuk ka asnjë pasuri nga burime kriminale.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj i ka kërkuar publikisht prokurorisë të veprojë për gjetjen e të gjithë atyre që janë përfshirë aferën kriminale të falsifikimit të përgjimit për implikimin e vëllait të tij dhe dënimin në mënyrën më të merituar.

Vetëdorëzimi i Agron Xhafajt në Itali, ministri i Brendshëm tha se u bë me vullnet të tij dhe se ai si vëlla nuk kishte ndikuar aspak, edhe pse deklaroi se në Shqipëri dënimi ndaj tij ishte parashkruar.

Recommended