Përbërësit: 120 g makarona 1 lugë vaj ulliri 1 kuti ton natyral 1 lugë kaperi Kripë Piper Lëkurë limoni
Ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë në tigan kaurdisim kaperin me tonin, shtojmë pak ujë nga makaronat dhe e ziejmë 2 minuta. Shtojmë makaronat, lëkurën dhe pak lëng limoni nëse dëshironi dhe vaj ulliri.